Të premten në Tiranë është zhvilluar ndeshja e parë e eleminatores se Kupës së Shqipërise për meshkuj e mbajtur në sallën sportive “Fahrije Hoti”.

Në këtë ndeshje të parë ka qënë skuadra kampione e Vllaznisë që mundi 3-1 Elbasanin. Një fitore kjo jo e papritur duke marrë parasyshë ecurinë e skuadrës edhe pse këtë vit dy skuadrat kanq rivalizuar pak a shumë me njëra tjetrën ashtu sic edhe ndodhi edhe në këtë takim të parë. Pas avantazhit të dyfishtë të ekipit shkodranë vjen edhe rikuperimi provizor i Elbasanit i cili fitoi setin e tretë por e mbyll me kaq ndërkohë Vllaznia rikthehet duke kaluar në avantazhë sërish në setin e katërt dhe takimi mbyllet në rezultatin 3-1 ku kuqeblutë marrin këhstu edhe dy pikët e para në Kupën e Shqipërisë.

Duke marrë parasyshë fitoren e Vllaznisë që në takimin e parë të këtij kompeticioni por edhe nga deklarata e trainerit Adrian Mikopula që ekipin e tij e sheh triumfues atëherë mbetet vetëm të presim suksesin e rradhës të ekipit të volejbollit.

Artikulli paraprakE GJITHË “SHKODRA N’FEST”
Artikulli tjetërRAMA NË 8 DHJETOR ME STUDENTËT E SHKODRËS