Për herë të parë trajneri i Vllaznisë Luan Zmijani flet për objektivat që ka me skuadrën që drejton. Tekniku i kuqebluve deklaron se objektiv i Vllaznisë është vetëm renditja në mesin e tabelës së renditjes duke përjashtuar edhe kupën e Shqipërisë. Sa i përket ndeshjes me Skenderbeun që u mor vesh në çastet e fundit se do të luhet në stadiumin e Pukës sepse FSHF nuk liçensoi fushën sportive “Reshit Rusi” trajneri Zmijani e quajti një lajm jo të mirë edhe pse sipas tij ekipi është i përgatitu.

Trajneri Zmijani vlerëson kampionët e Skenderbeut por thekson se objektiv për ndeshjen e të mërkurës është rezultati pozitiv për Vllazninë. Vllaznia në javën e parë humbi në transfertë me Teutën me rezultatin 1-0. Në sfidën e dytë të kampionatit ndonëse luajnë përballë Skenderbeut, Vllaznia futet në fushë për të marrë fitoren.