Sulmuesi i Vllaznisë Silvio Zogaj realizoi golin e tretë në fitoren e kuqebluve 4-0 me Skenderbeun në fundjavë. Ky është goli i parë në Superligë për sulmuesin e ri me bluzën e Vllaznisë. Pas 6 javësh, Zogaj gjeti rrugën e rrjetës ndërsa për këtë gol të shënuar ai ka një dedikim të veçantë për gjyshin e tij i cili nuk jeton më por që e ka mbështetur në rrugëtimin për t’u bërë një futbollist profesionist.

Zogaj e nisi ndeshjen ndaj Skenderbeut nga stoli ndryshe nga takimet e përparshme kur ishte titullar dhe kjo për shkak se Vllaznia në 5 ndeshje realizoi vetëm një gol. Konkurenca në këto raste për sulmuesin e ri është normale.

Ky gol i shënuar me Vllazninë dhe fitorja 4-0 ndaj Skenderbeut mund të shërbejnë për sulmuesin Zogaj si një sinjal pozitiv për të gjetur të tjerë golat në ndeshjet e ardhshme.
Vllaznia tashmë do të luaj në Kupë me Burrelin nga ku kualifikimi është thuajse kapitull i mbyllur pas fitores 1-0 në transfertë të shkodranëve ndërsa më pas në fundjavë do të luajnë në transfertë me Kukësin.