Silvio Zogaj është sulmuesi i ri i Vllaznisë i cili u rikthye tek goli në ndeshjen e zhvilluar ndaj Vorës.

Shkodranët fituan 3-1 dhe golin e tretë për kuqeblutë e realizoi pikërisht Zogaj. Shkodrani është i lumtur që gjeti sërish rrugën e rrjetës duke ndihmuar ekipin e tij në këtë fitore…

Në ndeshjen e radhës me Ilirinë e Fushë Krujës që mbyll fazën e parë nmë Kategorinë e Parë Zogaj thotë se skuadra e tij do përpiqet që të gjejë një tjetër fitore.

Zogaj provoi në dy vite të jetë pjesë e ekipeve si Luftëtari apo Laçi ndërsa në merkaton e këtij kampionati erdhi tek Vllaznia, duke nisur një aventurë të re në qytetin e tij.

Vllaznia këtë sezon përveç lojtarëve me eksperiencë është bazuar edhe tek të rinjtë duke pretenduar daljen në Superligë dhe për t’u parapërgatitur për vitin e ardhshëm.