NË KALANË ROZAFA ËSHTË ORGANIZUAR NDEZJA E FISHEKZJARREVE.Kjo është atmosfera që kanë krijuar grupimi i tifozëve “Vllaznit Ultras”, me rastin e 9 vjetorit të krijimit të tyre. Për këtë ditë, të gjithë tifozët kuqeblu kanë patur ditë të tëra që janë marrë me organizimin dhe publicitetin e aktivitetit të tyre.

Në fakt grumbullimi i të gjithëve ka filluar që nga Teatri Migjeni e për të vijuar më pas me ndezjen e fishekzjarreve me qëllim ndriçimin e Kalasë Rozafa të Shkodrës. Pikërisht për këtë është menduar  ndezja e tyre dhe pasi të errësohej në mënyrë që spektakli të ishte me të vërtetë shumë i bukur. Grupimi i tifozëve Vllaznit Ultras, vlen të përgëzohet për gjithë organzimin e tyre, duke mbetur një ndër gurpimet e tifozëve më të organizuar në Shqipëri. Posaçërisht për Vllazninë, janë të vetmit që e ndjekin në çdo sfidë pavarësisht rezultateve dhe kushteve që ju ofrohen.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/BhhPpVeJZV8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]