Në bordin një avionit të tipit të lehtë që udhëtonte nga Shqipëria drejt Brindizit, vendi ku dhe është ndaluar nga policia italiane, janë sekuestruar rreth 125 kg marijuanë. Arrestohen 2 pilotet shqiptare- Përveç dy pilotëve dhe 7 persona të tjerë, italianë e shqiptarë janë arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Personat shqiptarë të arrestuar njihen nga autoritet itaine si dhe grabitës villas e apartamentesh. Kapiteni i policisë së Brindisit ka deklaruar se kjo organizatë kriminale e trafikut kishte bazën në një qytet të Shqipërisë dhe përbëhet nga kreu i saj e anëtarë me role të ndryshme në këtë strukturë. E vecanta e këtij grupi kriminal është se për trasportimin e lëndë narkotike përdornin një avion të tipit të lehtë por dhe automjete enkas për shpërarjen në disa qytete italiane.Policia e shtetit pritet të dalë me një deklaratë për median në lidhje me trafikun e drogës Aktiviteti i nisur nga janari 2015- Operacioni “Free flight” i nisur që nga muaji janar i 2015, i Policisë italiane të qytetit të Riçiones në bashkëpunim me sektorin antimafia të Bolonjës dhe me autoritetet shqiptare ka mundur të sekuestrojë përgjithësisht 3.5 tonë lëndë narkotike e ardhur nga Shqipëria.

Artikulli paraprakSHKODËR, NAFTA BIE ME VETËM 5 LEKË
Artikulli tjetërCHAMPIONS, SKËNDERBEU ELIMINOHET ME POKER NGA DINAMO