Sipas Zërit të Amerikës dokumentet e publikuara sot nga PD për Valdrin Pjetrin lidhur më dënimin e tijnë Itali janë origjinale siç ndodhen në regjistrat e autoriteteve italiane.

VOA shkruan se Pjetri ka qenë në dijeni se PD mund ta sulmonte dhe kërkoi certifikatat nga autoritetet gjyqësore italiane para se të nisnin denoncimet e tyre.

“Zëri i Amerikës mundi të verifikojë përmes burimeve të veta se dokumentat e publikuara sot nga Partia demokratike janë origjinale, siç ndodhen në regjistrat e autoriteteve italiane.

Zoti Pjetri duket se ka qenë në dijeni të faktit se e kaluara e fshehur mund t’I rishfaqej para syve, ndyshe nuk ka si shpjegohet se përse me 19 korrik ai ka kërkuar të marrë certifikat nga autoritetet gjyqësore italiane, ndërkohë që denoncimet publike të opozitës nisën disa ditë më vonë, në fillim të gushtit,

ndërsa më 23 korrik ai mori nga kryeministri Rama dhe një tjetër shenjë besimi dhe mbështetje të fortë “për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, atë do ta drejtojë kryetari i ri I Bashkisë së Shkodrës”, shkruan VOA ndër të tjera.