“Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka qenë në Shqipëri për të falenderuar qeverinë shqiptare për strehimin e anëtarëve të grupit opozitar iranian të njohur ndryshe si muxhahedinë”, kështu shkruan VOA duke cituar një zyrtar të lartë të DASH.

Zëri i Amerikës në versionin anglisht duke cituar zyrtarin e DASH shkruan  “Shqipëria gjatë dy viteve të fundit ka marrë rreth 1 mijë muxhahedinë dhe është e angazhuar për të marrë edhe 2 mijë të tjerë” “Zyrtari i DASH tha se Kerry para se të niste vizitën në Tiranë ra dakord që të mos  foliste publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme”, shkruan VOA. Zëri i Amerikës raporton se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë si nga ana  teknike dhe monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, për të rritur kapacitetet për strehimin e grupit që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara në operacionet e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në luftën kundër terrorizmit. Sipas zyrtarit të lartë amerikan ndihma shkon në 20 milion dollarë, teksa asistenca amerikane në Shqipëri shtrihet gjithashtu në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike.

Artikulli paraprakSINANI: VLLAZNIA MERITOI FITOREN ME PARTIZANIN
Artikulli tjetër“THE REVENANT” FITUESI I MADH I ÇMIMEVE BAFTA