Tre të rinj, dy nga Fushë Kruja dhe një nga Vau i Dejës janë arrestuar nga blutë e Shkodrës për vjedhjen e 200 kg peshk.

Altin Hila 20 vjeç, Redion Halili 22 vjeç dhe Maliq Halili 20 vjeç u kapën në qendër të Laçit, teksa udhëtonin me mjetin tip ”Benz”, me targë AA 644 MD. Gjatë kontrollit nga shërbimet policore të automjetit që drejtohej nga shtetasi Redion Halili, në bagazh të tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 thasë me peshk, me peshë 200 kilogramë. Nga hetimet e kryera rezultoi se ky peshk është vjedhur me ndihmën e shtetasit Altin Hila, në rezervatin e rritjes se peshkut në fshatin Koman, ku ky shtetas është me detyre punonjës shërbimi (roje). Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim” .

Artikulli paraprakSHKARKIMET NGA HEC VAU I DEJËS, PËRMBYTET FSHATI GORICË
Artikulli tjetërKËSHILLI I BASHKISË MALËSI E MADHE, MIRATON PAKETËN FISKALE 2016