Është vetëm 13 vjeç dhe talenti i saj në muzikë ka bërë krenarë jo vetëm familjen e saj, por mbarë shqiptarët.

Bëhet fjalë për shqiptare Erza Muqolli, vajzën që me vokalin e saj ka bërë të çohet në këmbë një publik i tërë.

Ajo u bë e njohur nga publiku francez me pjesëmarrjen e saj në “France’s Got Talent”. Që prej asaj kohe Erza ka bërë publike origjinën e saj.

Ndërkohë vogëlushja nga Ferizaj, ka marrë pjesë në në skenën e AccorHotels Arena me këngën “Listen” të Beyonces.

Erza ka elektrizuar publikun me performancën e saj dhe në përfundim ajo ka ngritur të dyja duart lart dhe ka bërë simbolin e shqiponjës, duke i treguar të gjithëve prej nga vjen.

Kjo video nga performanca e saj po bën xhiron e rrjetit.