Debatet e forta kanë shoqëruar Komisionin e Medias, ku kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, është përplasur me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, për Teatrin Kombëtar.

Pas një sërë pyetjesh nëse do të shembet Teatri Kombëtar, Vokshi i ka kërkuar Kumbaros të japë dorëheqjen, duke e quajtur atë të paaftë.

Kjo e fundit ka refuzuar të dorëhiqet, duke sqaruar se godina e Teatrit Kombëtar ka shfaqur shumë here probleme dhe shembje të pjesë të ndryshme.

Vokshi: Je e paditur, jep dorëheqjen.

Kumbaro: Nuk e jap dorëheqjen. Unë flas për dokumente zyrtare. Në emër të Teatrit Kombëtar janë shpenzuar 6 milionë dollarë, por projekti u ndërpre. Kryeministri shpreh vullnetin politik për një godinë të denjë teatri.

Mënyra si do të ndërtohet do të jetë rezultat i procedurës ligjore. Do të ndërtojmë teatër të ri, sepse teatri për të cilin flasim është në kushte skandaloze. Turp të keni.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi: Ministria e Kulturës është institucioni që ndjek procedurat. Duhet patjetër iniciativa juaj për të ndërhyrë. Unë kërkoj dorëheqjen tuaj. Një qeverisje duhet të realizojë objektivat e saj duke respektuar ligjin.

Vendimet tuaja janë të brendshmet e vjetra të ushtarëve. Ose jepni urdhër të ndalohen menjëherë punimet, ose largohuni.

Ju po prishni teatrin për të rregulluar termin, meqë thoni se nuk përkon termi ‘monument kulture’. Si u falsifikua planimetria? A do e dërgoni çështjen në Prokurori?