34 të arrestuarit e operacionit të “Vol-vo 4” kanë ankimuar vendimi duke kërkuar lirimin nga qelia, vendim i cili u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Ankimimi për masën është bërë me anë të avokatëve të tyre mbrojtës. Gjykata pak ditë më parë vendosi të lejë në burg pa afat 24 persona, 8 prej tyre në arrest shtëpie dhe 2 në detyrim paraqitjeje.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të cilët u lanë në burg nga kjo Gjykatë, vetëm pak ditë më parë.

Artikulli paraprakPËRFUNDON EPOKA MERKEL? KANCELARJA GJERMANE NUK KANDIDON SI KRYETARE E CDU
Artikulli tjetërSTRESI HEQ DORË NGA ANKIMIMI PËR MASËN: DUA TË RRI NË BURG!