Vllaznia në volejboll për femra i ka dhënë lamtumirën këtij sezoni. Vajzat shkodrane u eleminuan nga Partizani duke humbur mundësinë për të dalë në gjysmëfinale të kampionatit. Pas fitores së Parë në kryeqytet Partizani fitoi edhe ndeshjen e dytë në Shkodër me rezultatin 3-0 duke u kualifikuar për më tej pas dy fitoreve.

Trajneri i Vllaznisë Mark Kroqi tha se Vllaznia ka vajza me një moshë të re në përbërje dhe ekipi sipas tij mori maksimumin pavarëaisht se nuk arriti të shkojë në gjysmëfinale, kjo edhe për shkak të lojtareve të huaja që ka skuadra kryeqytetase.

Trajneri i Partizanit Roland Tarja u shpreh se skuadra e tij mori njënfitore të merituar ndërsa vlerësoi paraqitjen e Vllaznisë.

Vllaznia në volejbollin e femrave tashmë do të përgatitet për sezonin e ardhshëm me shpresën për të gjetur edhe ndonjë mbështetje financiare për të arritur rezultate më të larta.