Vllaznia në volejboll për femra ka lënë pas luhatjet e deritanishme duke marrë një fitore në ndeshjen e radhës.

Vajzat shkodrane fituan 3-1 në përballjen e luajtur ndaj Teutës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ka qenë një ndeshje e dominuar nga Vllaznia. Edhe pse disa prej lojtarëve shkodrane jo në gjendjen më të mirë fizike për shkak të virozave arritën që të jenë në fushën e lojës duke dhënë maksimumin për të marrë këtë fitore të rëndësishme ndaj Teutës.

Nga ana tjetër ekip durrsak nuk ka qëndrueshmëri në fushë edhe kur ka avantazhin e lojës. Trajneri i Vllaznisë Mark Kroqi falenderon skuadrën e tij.

Trajneri Kroqi tregon edhe objektivat.Vllaznia fitoi setin e parë lehtësisht 25- 15. Seti i dytë nis shumë mirë për Teutën që shkon në 5-0 por Vllaznia barazon në 5-5. Loja ka rivalitet në setin e dytë dhe në fund është Teuta që e fiton duke barazuar në 1-1 setet.

Vajzat mike vetëm kaq arrijnë të bëjnë sepse më pas Vllaznia vë diktatin në lojë duke fituar lehtësisht dy setet e tjera 25-17 dhe 25-15 dhe krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE