Skuadra e Vllaznia në volejboll për femra vijon ecurinë pozitive në këtë fillim kampionati.

Vajzat shkodrane kanë arritur që të fitojnë 3-1 ndeshjen e javës së dytë përballë ekipit të Lushnjes. Edhe pse në një ndeshje të rivalizuar në çdo set shkodranet arritën që të fitojnë. Ekipi i Vllaznisë edhe pse humbi setin e parë arriti që të rekuperojë shumë shpejt duke fituar tre të tjerët. Tashmë objektivat e volejbollisteve shkodrane janë rritur sepse Vllaznia kërkon një vend mes katër ekipeve më të mira në kampionat. 16-25 përfundoi seti i parë ndërsa më pas Vllaznia fitoi 29-27, 25-23 dhe 25-20 dhe krejt takimin 3-1. Kjo është fitorja e dytë e vajzave kuqeblu që në këtë fillim kampionati japin premisa për një paraqitje të mirë.