Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra e ka nisur me humbje kampionatin kombëtar. Ekipi kuqeblu ka marrë një humbje 1-3 në ndeshjen hapëse të kampionatit përballë Tiranës, takim që u luajt në Shkodër.

Edhe pse ekipi i Vllaznisë synoi të merrte një rezultat pozitiv nuk ia doli përballë ekipit bardheblu. Trajneri i vajzave shkodrane Mark Kroqi thotë se ekipi i tij ka ende punë për të bërë që Vllaznia të dalë në lojën që kërkon.

Vllaznia në volejbollin e femrave synon që këtë vit të jetë mes katër ekipeve më të mirë për të dalë në fazën Play Off nga ku diskutohet edhe titulli kampion shprehet trajneri Kroqi.

Vllaznia në volejboll për femra është një ekip me një moshë relativisht të re dhe pa eksperiencën e duhur ndërsa pritshmëritë janë të mëdha nga ky ekip duke qenë se kanë shumë vite që luajnë sëbashku por edhe janë stërvitur pothuajse gjatë gjithë verës për të qenë gati për ndeshjet e kampionatit.

Artikulli paraprakKOSOVA ZHVILLON ZGJEDHJET E PARAKOHSHME
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA E NIS ME FITORE KAMPIONATIN