Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra është në kërkim të një lojtareje për ta përforcuar këtë ekip.

Drejtuesit e këtij ekipi po tentojnë më shumë në tregun malazez për të gjetur ndonjë volejbolliste cilësore që mund të jetë e vlefshme për Vllazninë. Trajnerja e këtij ekipi Sadije Goga mësohet se dëshiron që në skuadër të ketë një organizatore shtesë duke qenë se në këtë pjese volejbollistet shkodrane kanë probleme dhe mungesë lojtaresh. Për shkak të problemeve që u krijuan kohë më parë tek kjo skuadër pas ikjes së trajnerit malazez, kapitenia e Vllaznisë Ana Gjelaj u largua gjithashtu duke lënë një vend vakant. Pavarësisht këtij largimi jo pak të rëndësishëm, në ekip janë afruar volejbolliste të reja për të formuar grupin dhe për të qenë të gatshme për të luajtur në kampionat. Nëse Vllaznia në volejbollin e femrave arrin ta gjejë lojtaren për të cilën është vënë në kërkim nga sa mësohet do të merret përsipër nga një biznesmen i afërt i trajneres Goga, kjo vetëm për ta përforcuar Vllazninë dhe për të bërë një paraqitje sa më të mirë në kampionat. Edhe kjo skuadër ashtu si pjesa tjetër e lojërave me dorë kanë një ndërprerje të kampionatit. Pavarësisht kësaj stërvitja vijon normalisht në mënyrë që në kampionatit, sapo të rikthehet për pjesën e mbetur të sezonit vajzat kuqeblu të bëjnë një paraqitje sa më të mirë. Shkodranet nuk e nisën shumë mirë këtë sezon për shkak të problemeve që patën por gradualisht ekipi mori formën e duhur dhe tashmë kërkon të rekuperojë në vazhdimësi.

Artikulli paraprakNXËNËSIT E SHKOLLAVE, BASHKË KUNDËR KORRUPSIONIT
Artikulli tjetërSHQIPERIA LIDHJE ME ISIS, , TAHIRI LETER ZYRTARE DY REDAKSIVE TE MEDIAVE TE HUAJA