Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra që nga mesi i muajit maj është vënë nën urdhrat e trajnerit Mark Krroqi i cili i rikthehet sërish këtij posti.

Seancat stërvitore në ekip janë intensive për vajzat kuqeblu. Volejbollistja Amela Qershia tregon se përgatitjet për sezonin e ri po shkojnë mirë.

Qershia më tej vijon duke treguar se kërkojnë të jenë edhe pretendente për titullin kampion.

Sipas volejbollistes shkodrane do ishte mirë që në skuadër të kishte edhe përforcime pasi kjo do rriste konkurencën në ekip.

Pavarësisht se mbetet një objektiv i vështirë volejbollistet e Vllaznisë do të kërkojnë në sezonin e ri që të arrijnë sa më lart, duke pretenduar edhe titullin kampion.

 

Artikulli paraprakKOMBËTARJA U-15 GRUMBULLIM PËR MIQËSORET
Artikulli tjetërMUZEU ”OSO KUKA” FLUKS VIZITORËSH