Vllaznia në volejboll për meshkuj ka bërë një hap të sigurtë drejt kualifikimit në finale. Shkodranët fituan në setet 3-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play Offit ndaj ekipit të Tiranës, përballje e luajtur në Shkodër në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Pavarësisht kësaj fitoreje të parë trajneri i kuqebluve Ermal Kraja shprehet se ende asgjë s’ka përfunduar pasi do të jetë ndeshja e kthimit në Tiranë

dhe Vllaznia duhet të fitojë edhe atje për të siguruar kualifikimin në finale
Trajneri i Tiranës Ilia Koja u shpreh se në këtë ndeshje të parë gjysmëfinale skuadra e tij nuk bëri një paraqitje të mirë duke shpresuar që të fitojë ndeshjen e kthimit

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale me Tiranën Vllaznia fitoi setin e parë 25-18, 25-13 të dytin dhe 25-23 setin e tretë dhe krejt ndeshjen 3-0. Në rast se

Vllaznia fiton edhe sfidën e dytë në Tiranë atëherë është e kualifikuar në finale në të kundërt në rast të një fitoreje të Tiranës atëherë do të duhet të luhet ndeshja e tretë që përcakton finalisten. Vllaznia shihet si favorite për të fituar edhe përballjen e dytë në kryeqytet.

Artikulli paraprak“LOJRAT POPULLORE”, EDICIONI I 12-TË
Artikulli tjetërRUDINA HAJDARI KRIJON PARTINË ‘BINDJA DEMOKRATIKE’, TË MARTËN REGJISTROHET NË ZGJEDHJE