Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj e ka nisur me fitore kampionatin. Kuqeblutë e volejbollit fituan 3-0 ndaj ekipit të Teutës në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Pas kësaj ndeshjeje trajneri i Vllaznisë Ermal Kraja u shpreh se ai dhe trajnerët e tjerë kanë 5-6 muaj që nuk marrin pagat ndërsa edhe lojtarëve një fond prej 5 milion lekësh të vjetër që i është premtuar nuk është akorduar ende.

Sa i përket fitores me Teutën, trajneri i Vllaznisë tha se ishte një ndeshje e lehtë ndërsa kërkon që ekipi i tij të mbështetet më shumë nga biznesmenë apo kushdo tjetër që të arrijë rezultate të larta.

Në këto kushte kur të gjitha ekipet kanë lojtarë shqiptar, Vllaznia mund të bëjë fazën e parë të mirë por kur skuadrat e tjera të forcohen të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Vllaznia shprehet trajneri Kraja.

Vllaznia para nisjes së kampionatit fitoi Kupën e Federatës. Pavarësisht largimit të dy lojtarëve kryesor, kuqeblutë vijojnë të jenë një kockë e fortë për të gjitha ekipet.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA MERR HUMBJE NË NISJE TË SEZONIT
Artikulli tjetërARRESTOHET NE RINAS, AKUZOHET PËR TRAFIK PROSTITUCIONI