Vllaznia në volejbollin e meshkujve edhe këtë javë ka rezultuar skuadra që tashmë nuk mund të thyhet lehtë.

Shkodranët fituan takimin e radhës ndaj skuadrës së Teutës. Në përballjen që u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Vllaznia fitoi pastër 3-0. Shkodranët ishin superior nga fillimi deri në fund duke mos vënë asnjë set në dyshim.

Kjo sfidë nuk pati shumë histori ndërsa zgjati vetëm një orë. Vllaznia nuk e pati të vështirë të fitojë përballë Teutës. Vllaznia fiton 25-14 setin e parë. Shkodranët fitojnë 25-18 setin e dytë ndërsa në të tretin Teuta pothuajse dorëzohet sepse Vllaznia e fiton 25-13 dhe krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-0 duke mbajtur kështu vendin e parë në renditje.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA FITON 3-1 ME TEUTËN
Artikulli tjetërNIS ZBATIMI I KODIT ETIK, 40 GABIMET QË NUK DUHET TË BËJNË DEPUTETËT