Vllaznia në volejboll për meshkuj ka humbur përballë Studentit ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Kuqeblutë janë mundur 1-3 nga ekipi kryeqytetas që tregoi qartazi se pavarësisht ndryshimeve mbetet një ekip i fortë dhe pretendent për fitimin e trofeve. Edhe pse Vllaznia tentoi të rivalizonte ekipi mik gaboi më pak duke arritur që të marrë fitoren. Vllaznia në këtë fillim kampionati nuk kishte egon dhe grintën e mjaftueshme për ta fituar ndeshjen megjithatë trajneri Mark Kroqi beson se ka ende kohë që shkodranët të rekuperojnë. Shkodranët e nisin më mirë ndeshjen duke arritur që të jenë në epërsi. Kuqeblutë fitojnë 26-24 setin e parë duke dhënë shpresë për një rezultat pozitiv. Vetëm kaq zgjat epërsia e shkodranëve sepse më pas kryeqytetasit arrijnë që të fitojnë tre sete radhazi. 19-25, 23-25, 20-25 dhe krejt ndeshjen 3-1 përballë Vllaznisë. Javën e ardhshme kuqeblutë udhëtojnë drejt kryeqytetit teksa do të kenë një përballje të vështirë ndaj Partizanit pretendent.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA MERR FITOREN E DYTË
Artikulli tjetërRRUGA E HARRUAR E VAJUSHIT NË GRUEMIRË