Vllaznia në volejboll për meshkuj do të ketë ndeshjen e parë të Play Offit me ekipin e Tiranës me 19 prill. Në përballjen e parë gjysmëfinale kuqeblutë do të luajnë me Tiranën. Sfida e parë mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës.

Trajneri i Vllaznisë Ermal Kraja përpara kësaj ndeshje të rëndësishme shprehet se objektiv është kualifikimi në finale.

Vllaznia përveç daljes në finale në përballjen gjysmëfinale me Tiranën synon që edhe të fitojë titullin kampion. Trajneri i shkodranëve Ermal Kraja shprehet se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për ta arritur titullin kampion

Vllaznia ka bërë një sezon të mirë dhe tashmë synon që ta përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme duke kërkuar fitimin e titullit kampion edhe pse natyrshëm që nuk është një mision i lehtë por Vllaznia do të tentojë të sjellë në Shkodër këtë trofe të rëndësishëm.

Artikulli paraprak“KOLAUDIMI” 3 TË ARRESTUAR DHE 2 NË KËRKIM PËR RYSHFET
Artikulli tjetërSHENDETI – 17.04.2019