Vllaznia në volejboll për meshkuj është eleminuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë kanë humbur edhe ndeshjen e dytë ndaj Erzenit, e luajtur në Shkodër. Takimi i parë përfundoi 3-1 për shijakasit ndërsa fituan edhe ndeshjen e dytë në Shkodër këtë radhë 3-0 duke bërë që Vllaznia të mos kalojë në finale. Pas ndeshjes kapiteni i shkodranëve Nikolin Qafarena tha se ekipi i tij priste më shumë, për të shkuar deri në finale por Erzeni u tregua një ekip i fortë

Volejbollistët shkodran tashmë objektiv të tyre kanë qëndrimin mes katër ekipeve më të mira në kampionat për të siguruar një vend në Play Of ku diskutohet edhe titulli kampion
Këto ditë mbyllet merkato dhe Vllaznia nuk ka bërë asnjë blerje edhe pse kanë shpresuar në përforcimin e skuadrës

Me Erzenin luajnë dy volejbollistët shkodran Gjoklaj dhe Lloshi të cilët kaluan në finale duke eleminuar ish ekipin e tyre Vllazninë

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA RIKTHEHET TEK FITORJA NË BALKAN LEAGUE
Artikulli tjetërNDIQET ME AVION, BRAKTISET NJË GOMONE, DYSHOHET SE DO TË PËRDOREJ PËR TRAFIK DROGE