Vllaznia në volejboll për meshkuj ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e dytë të kampionatit. Shkodranët fituan 3-2 ndaj ekipit kampion në fuqi Erzenit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ndryshe nga meshkujt, skuadra e femrave e Vllaznisë në volejboll u mund nga ekipi i Tiranës në setet 3-0. Pas ndeshjes trajneri i kuqebluve Mark Kroqi tha se skuadra e tij ka një moshë të re.

Skuadrat e Vllaznisë synojnë një paraqitje pozitive por nuk do ta kenë aspak të lehtë këtë sezon përballë ekipeve të tjera të mirëpërgatitura.