Partizani është skuadra kampione e këtij sezoni në volejbollin e meshkujve.

Të kuqtë fiituan 3-0 ndeshjet finale ndaj ekipit të Vllaznisë. Pas shumë vitesh Partizani rikthehet tek titulli kampion.

Vllaznia edhe pse ndeshjen e tretë finale e kishte brenda në shtëpinë e saj në Shkodër nuk arriti që të japë më të mirën e saj duke e humbur 0-3 dhe duke bërë që të kuqtë të festojnë.

Trajneri i Vllaznisë Ermal Kraja tha se Partizani e meritoi fitoren dhe shpreson që sezonin e ardhshëm të fitojë titullin kampion.

Vllaznia humbi të tri ndeshjet finale me Partizanin duke bërë që kryeqytetasit të marrin titullin kampion këtë sezon.