KUQEBLUTË BËJNË HAP FLAS NDAJ NJË RIVALI PËR ZONËN PLAY-OFF. Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka gabuar në përballjen ndaj Farka Voley, një kundërshtar i drejtpërdrejtë për zonën play off.

Shkodranët e drejtuar nga Artan Kalaja, nodnse pritej të fitonin gabuan shumë sidomos në dy setet e para. Kuqelbutë humbën konkretisht 28-30 dhe 24-26. Ndërsa kthesa ka ardhur në dy setet e tjera ku Vllaznia do të arrinte fitore konkretisht 25-21 dhe 25-22. Ndërsa kur pritej fitimi i gjithë takimit në setin final, shkodranët gabojnë dhe humbasin 12-15. Pas ndeshjes, trajneri Kalaja kritikoi gabimet e skuadrës por siguron se lufta për titull ska përfunduar. Pas kësja humbjeje, Vllaznia vijon të jetë në zonën play-off pasi ka një ndeshje më pak, por do ti duhet që në takimet e ardhshme të sigurojë fitore për të mos rrezikuar luftën për titullin kampion.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/t4Dqzgycqt8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakBASKETBOLL, VLLAZNIA KALON ME VËSHTRËSI APOLONINË
Artikulli tjetërBAMI NË PROKURORI: KA EDHE NJË VIDEO TJETËR