Ekipi i volejbollit të Vllaznisë gjithnjë e më tepër po degradon sa i përket ecurisë në kampionatin kombëtarë. Edhe pse në fillimin e tij patën një start të mirë tashmë

volejbollistët shkodranë gjenden në vendin e 6 të klasifikimit e për këtë trajneri Mikopula shprehet se si një nga arsyet janë edhe dëmtimet që ka pasur në skuadër si dhe largimet e disa prej lojtarëve kyç.

I pa kënaqur edhe me paraqitjen e ekipit Adrian Mikopula shprehet se tashmë skuadra nuk ka më dëshirë të luaj.

Si pasojë e kësaj ai më tej shprehet se nuk mundet të trajnojë në këtë mënyre dhe se detyrës së tij i ka ardhur fundi.

I pyetur nëse kjo ishte një dorëheqje e paralajmëruar në intervistën e tij për Star Plus trajneri Mikopula shprehet se sporti në Shkodër nuk mund të drejtohet nga karrigia.

 

Artikulli paraprakVLLAZNINË E KAP “SYRI I KEQ”, VIJOJNË DËMTIMET
Artikulli tjetërTË EVAKUARIT NGA BANESAT E PËRMBYTURA