Vllaznia ne Volejboll për meshkuj ka arritur një fitore te rëndësishme ndaj Tiranës së vendit të parë, duke fituar tre pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin e përgjithshëm.

Në fakt kjo ndeshje është pritur me shumë interes për vetë faktin se Tirana nuk kishte pësuar asnjë humbje deri më tani në kampionat, madje duke fituar dhe ndaj Studentit që është ekipi pretendent. Prandaj fitimi i lojës, bëri që skuadra shkodranë te jepte sinjale të qarta se është një ekip i cili mund të bëjë shumë në këtë kampionat dhe pse jo të pretendojë për vendet e para. Pas ndeshjes trajneri Artan Kalaja, është shfaqur mjaft i kënaqur me skuadrën e tij. Duke u ndalur më konkretisht tek loja, Vllaznia ka fituar setin e parë 25-18, te dytin 25-19. Ndërkohë që seti i tretë ka qenë me i luftuari ku skuadra fitoi 25-23. Përveç fitores, vlen të theksohet se volejbollisti 17 vjeçar , Anton Qafarena ka spikatur në këtë përballje, pasi falë aftësive të tij, skuadra fitoi shumë pikë, duke premtuar kështu për një të ardhme të volejbollit shkodranë. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/5LPttzxfWq8?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPAPA FRANÇESKU, PËRSHËNDET SHQIPËRINË
Artikulli tjetërSHOQATA E BLEGTORËVE TRAJNIM ME TË RINJ