Komiteti i Rajoneve të Bashkimit Europian zhvilloi takimin e 23-të me fokus Ballkanin Perëndimor, si një mundësi fantastike për shkëmbimin e ideve dhe përfitimit nga projektet.

Në hapjen e punimeve të Komitetit të Rajoneve të BE ku merrnin pjesë drejtues vendor, ekspertë dhe përfaqësues të vendeve të Bashkimit Europian , ishte e ftuar edhe kryetarja e bashkisë shkodër Voltana Ademi.

Ajo prezantoi sfidat dhe problematikat që po shfaq reforma territoriale si dhe vështirësitë e bashkive në përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve

Ademi inkurajoi dhe binjakëzimin e qyteteve në Shqipëri me ato në Europë, për të bashkëpunuar në projekte konkrete në shërbim të komunitetit

Artikulli paraprakARBEN DELAJ MERR TITULLIN “QYTETAR NDERI” PAS VDEKJES
Artikulli tjetërMARRËVESHJE MES QARQEVE SHKODËR DHE DUBROVNIK