Bashkia e Shkodrës prej disa ditësh po punon pa ndërprerje për zhbllokimin e rrugës së Thethit, e cila ka një trashësi bore mbi 2 metër në shtratin e saj.

Përparimi i mjeteve është mjaft i vështirë për shkak të volumit shumë të madh të borës që duhet të largohet.

Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi, ka inspektuar nga afer punimet per zhbllokimin e rruges ku eshte shprehur se pritet qe ky segment te jete i hapur brenda dy javesh.

Pavarësisht se segmenti Bogë- Thore nuk është në administrimin e saj, Bashkia e Shkodrës ka nisur pastrimin dhe deri në Qafë Thore janë 4.5 km rrugë me një shtresë bore 1 metër që rritet progresivisht me me rritjen mbi nivelin e detit.

Si pasojë e ortekëve në disa pjesë trashësia e borës është edhe 5-6 m.

Ndërhyrja e Bashkisë së Shkodrës po mbështetet edhe nga Forcat e Armatosura, të cilat do të bashkëveprojnë deri në zhbllokimin e plotë të rrugës.

 

Artikulli paraprakTREGTARËT SHESIN NË MES TË RRUGËS
Artikulli tjetërQEVERIA “LUAN” ME ISH TË PËRNDJEKURIT POLITIKË