PARTIA DEMOKRATIKE ZYRTARIZON KANDIDATURËN PËR ZGJEDHJET E 21 QERSHORIT. Partia Demokratike ka zyrtarizuar mëngjesin e sotëm emrin e deputetes së PD, Voltana Ademit si kandidate për Bashkinë e Shkodrës.

Ademi ka qenë gjithashtu edhe prefekte e qarkut të Shkodrës në periudhën e qeverisë Berisha. Pas kësaj kandidature në “luftë” për mandatin 4 vjeçar të Bashkisë së Shkodrës do të jenë dy gra, duke kujtuar se Partia Socialiste ka konfirmuar më parë emrin e Keti Bazhdarit për bashkinë më të madhe të veriut, Shkodrën për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 21 qershor.

Artikulli paraprakPD AKUZON DAR PËR PËRFSHIRJE POLITIKE
Artikulli tjetërDIXHITALIZIMI I FONDIT TË MUZEUT “OSO KUKA”