Brenda 5 muajve ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Voltana Ademi do të takohen për herë të dytë. Edhe pse takimi i parë u zhvillua online për shkak të pandemisë, ambasadorja Kim ka vendosur që ditën e sotme t’i shkojë Ademit në zyrë për ta takuara personalisht.

Takimi i sotëm do të zhvillohet në orën 11:00 në Bashkinë e Shkodër, ku pritet që të japin dhe një deklaratë për mediat.

Në takimin oline të zhvilluar në prill 2020 Voltana Ademi ka marrë vlerësimet nga ambasadorja Kim për masat e marra ndaj COVID-19 për mbrojtjen e shkodranëve.

Voltana Ademi është kryebashkiakja në detyrë në Shkodër e vetmja e PD-së që ka mbetur pas bojkotimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Ajo qëndroi në detyrë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit të PS, ende pa marrë detyrën e tij, pasi gënjeu në formularin e dekriminalizimit.