ADEMI PREZANTON DISA PREJ PROJEKTEVE PËR KËTË ZONË. Në kuadër të turit të takimeve në të gjithë zonën e Bashkise se Re te Shkodres, kandidatja e PD Voltana Ademi eshte ndalur ne komunen Ana e Malit ne nje takim me banore te kesaj zone.

Gjate ketij takimi, deputeti I Shkodres, Helidon Bushati dhe Kryetari I PD Ramiz Çobaj, evidentuan arsyet pse banoret duhet te zgjedhin partine demokratike. Nga ana e saj, kandidatja e PD, Voltana Ademi, beri te njohura disa prej investimeve ne kete zone. Nje vemendje te vecante ne Anen e Malit sipas candidates Ademi, do te kete ceshtja e permbytjeve, ku fale investimeve te parashikuara eshte bere studimi qe ne kete zone te mos kete me probleme nga permbytjet.