ADEMI: JANË PESË AKSE KRYESORE NË TË CILAT DO TË BAZOHET ZHVILLIMI RURAL. Zhvillimi rural si një fushe shume e rëndësishme e zhvillimit, ka qene ne fokusin e prezantimit te projekt programit per kete fushe nga kandidatja e Partise Demokratike per Bashkine Shkoder Voltana Ademi. Gjate këtij takimi me prezencën edhe te eksperteve dhe fermerëve te zonës se Shkodrës, Voltana Ademi ka prezantuar këtë projekt program ne te cilin janë te fokusuar pese akse kryesore, te cilat bazohen edhe ne direktivat e Bashkimit Europian.

Zonja Ademi gjate fjalës se saj deklaroi se ky është një sektor i cili garanton një zhvillim te te gjithe zones. Këto politika dhe programe se pari njohin faktin se zhvillimi rural perfshin objektiva te shumëfishta, te cilat kërkojne nje qasje te ndershme si dhe kjo qasje kerkon mobilizimin e te gjithe aktoreve publike e private ne nivel lokal ne menyre qe zhvillimi rural, ne baze te nje bashkepunimi nder sektorial te cilat nxjerrin ne pah nje politike bujqesore te bazuar ne territor.

PUBLICITET