Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka zhvilluar një vizitë pune dy ditore ne Emiglia Romagna, Forlí Cesena e Rimini ku është takuar me përfaqësues të Dhomës së Tregëtisë.

Pjesë e takimeve ishin investitorë italiane nga kompani të zonës te fokusuara në fushën e ndërtimit, turizmit, bujqësisë, energjisë dhe te tjerë.

Në sesionet e organizuara Ademi prezantoi Bashkinë Shkodër, mundesitë që ofron qyteti ynë për investitorët italianë si dhe shpreha gadishmërinë e vullnetin për mbështetje.

Tommaso Scattolari në cilesinë e presidentit te Dhomës se Tregtisë Italo- Shqiptare dhe ne bashkëpunim te shkëlqyer me z. Fabrizio Moretti, president i Dhomës se Tregtisë Romagna, Forli’ Cesena e Rimini, organizatorë të takimeve konsultuese me biznesin,

prezantuan mundësitë qe ofron Shqipëria për investitorët italianë të këtij rajoni të pasur dhe dinamik te Italisë.

Gjatë kësaj vizite, kryebashkiakja Ademi me kryetarin e Bashkisë Forli, z. Davide Drei dhe eurodeputeten e Grupit Parlamentar Social-Demokrat, znj. Isabella de Monte, anëtare e Komisionit Evropian të Infrastrukturës.