Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka marrë pjesë në Ulqin të Malit të Zi në Akademinë e Grave që organizohet për herë të gjashtë nga Instituti Kombëtar Demokratik i Kosovës me mbështetjen e USAID.

Ademi bashkëbisedoi me gratë mbi çështjet që ndërlidhen me kultivimin e kulturës së transparencës, llogaridhënies dhe etikës në institucionet shtetërore, duke u përqëndruar edhe në dinamikën në mes të qeverisjes lokale dhe asaj qendrore.

Ky program synon të zhvillojë aftësitë dhe kapacitetet e grave me potencial për t’u angazhuar në jetën politike dhe shoqërore në Kosovë.