Problemet në ByPass-in, Shkoder nuk po marrin zgjidhje. Megjithë kërkesat e vashdueshme të banorëve, të cilat janë përcjellë në instancat qendrore nga Bashkia e Shkodrës, deri tani fatkeqësisht kanë rënë në vesh të shurdhër.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka bashkëbiseduar sërish me banorë të Dobraçit, njëra nga zonat ku kalon kjo rrugë.

Me të drejtë, ata janë të revoltuar pasi prej rreth 6 viteve që ka nisur ndërtimi i kësaj vepre, i janë mohuar të gjitha të drejtat.

Ndërkohë vetë banorët i kanë shprehur ankesat e tyre ne lidhje me shpronësimet si dhe ndryshim të projektetit për faktin se rruga që kalon përpara banesave të tyre nuk ka mbikalim apo nënkalim

Më tej Ademi ka kërkuar që në mënyrë urgjente të vleresohet shqetesimi i banoreve dhe te gjendet zgjidhja teknike e duhur duke mundësuar lëvizshmëri normale për banorët në dy anët e by- pass- it.