NË GRUDË NJË PRITJE E VEÇANTË PËR KANDIDATEN E PD-së. Komuna Rrethina ka qënë destinacioni i radhës i kandidates se partisë demokratike ne Bashkine Shkoder, Voltana Ademi. Ajo eshte ndalur ne te gjithe zonen, duke nisur qe nga Dobraci, Golemi dhe Shtoji I ri, ku eshte njohur me problematikat e banoreve.

Por turi I takimeve ka vijuar edhe ne te tjera zona, mes te cilave ne fshatrat Bartdhaj, Bleran dhe Hot I ri, ndërkohe qe nje pritje e vecante i është rezervuar ne fshatin Grude. Kandidatja e PD-se gjate ketyre takimeve ka riperseritur per banoret, se vizioni I saj per taksa me te uleta, per transparence te plote dhe investime konkrete per komunitetin, do te jene filozofia e punes se perbashket me komunitetin.

PUBLICITET