KANDIDATJA PËR BASHKINË SHKODËR, PJESËMARRËSE NË AKTIVITETIN E KOMUNITETIT MUSLIMAN. Kandidatja e Partisë Demokratike për Kryetare të Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi sëbashku me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha dhe me kandidatin për Kryetar të Bashkisë Tiranë z. Halim Kosova, morën pjesë në aktivitetin e organizuar në Pallatin e Kongreseve në nderim të përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed a.s.

Në këtë ceremoni madhështore, zonja Ademi u takua edhe me Kryetarin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë Z. Skënder Bruçaj, si dhe me përfaqësues të tjerë të komuniteteve fetare në vendin tonë. Kandidatja Ademi vizitoi edhe ekspozitën dhe panairin e librave, të organizuar me këtë rast. Kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar. z. Skënder Bruçaj e uroj kandidaten Voltana Ademi për përzgjedhjen e saj në këtë garë ndërsa i uroj suksese gjatë fushatës elektorale. Në këtë aktivitet, i cili ishte i organizuar nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe Fondacioni Kulturor dhe Arsimor “Sema”, morën pjesë përfaqësues të qeverisë, deputetë, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, ambasadorë të akredituar në Tiranë, akademikë, shkrimtarë, artistë dhe përfaqësues të botës së artit dhe kulturës nga Shqipëria dhe hapësira mbarë shqiptare.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NDALET NE FIER, FITON APOLONIA
Artikulli tjetërSERIA A, INTERI FITON 2-1 NDAJ ROMËS