“Arrest me Burg” ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për shtetasin Alfred Pllumbaj i dyshuar për vrasjen e shtetasit Prendush Fusha, ngjarje e ndodhur në Shkodër. 55 vjeçari mbeti i vrarë me thikë gjatë një përleshjeje me 33 vjeçarin Pllumbaj.

E gjithë ngjarja nisi pas një vjedhjeje të ndodhur në banesën e viktimës.

Prendush Fushës i janë vjedhur një shumë prej 700 mijë lekësh të vjetër ndërsa ka dyshuar se autor i vjedhjes është Alfred Pllumbaj bashkë me disa të tjerë dhe për këtë ka bërë një kallëzim edhe në policinë e Shkodrës.

Pasi autori i dyshuar është lënë i lirë pas shoqërimit në polici pasditen kur ndodhi ngjarja ka marrë për të dalë nga banesa e tij në lagjen “Mark Lula” drejt qendrës së qytetit. Banesat dhe një dyqan ku viktima punonte si biçiklist janë ngjitur me shtëpinë e autorit.

Alfred Pllumbaj tha para gjykatës se pasi ka dalë nga banesa e tij është thirrur nga shtetasi Prendush Fusha. 33 vjeçari ka hyrë tek dyqani i riparimit të biçikletave dhe aty sipas tij viktima i ka thënë se a po m’i kthen ato 700 mijë lekë që më ke vjedhur.

Autori e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk asnjë lidhje me vjedhjen e parave. Debati ka vijuar derisa në një moment sipas 33 vjeçarit, Prendush Fusha ka marrë një thikë që e kishte në dyqanin e tij duke tentuar që ta godasë.

Për t’u vetëmbrojtur deklaroi në gjykatë 33 vjeçari është përleshur me viktimën dhe në përleshje e sipër trup më trup thika i ka hyrë poshtë zemrës 55 vjeçarit i cili humbi jetën.

Autori ka pranuar atë që ka ndodhur por ka thënë përpara gjykatës se nuk ka shkuar ai vetë tek dyqani por është thirrur nga Prendush Fusha dhe se nuk ka dashur që ta vrasë apo ta godasë por thjeshtë është vetëmbrojtur

dhe se 55 vjeçari ka marrë goditjen me thikë poshtë zemrës gjatë përleshjes duke mos patur qëllim që ta vrasë deklaroi shtetasi Alfred Pllumbaj përpara gjykatës. Të njëjtën shpjegim dha edhe avokati mbrojtës Anton Kosteri.

Prokurorja e çështjes Esmeralda Ndoci kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 33 vjeçarin. Gjykata pranoi kërkesën e organit të akuzës duke vendosur “arrest me burg” për Alfred Pllumbaj i akuzar për “vrasje me dashje”.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-19 KUALIFIKOHET NË “UEFA YOUTH LEAGUE”
Artikulli tjetërVETËM BARAZIM, VLLAZNIA NUK IA DEL NDAJ SHËNKOLLIT