Që në orën 6 të mëngjesit forcat e policisë të Shkodrës kanë shoqëruar Mustaf Licin. Ai ka qenë në banesën e tij në afërsi të Zooteknikës kur FNSH me efektivë të maskuar kanë rrethuar fillimisht banesën e anëtarit të këshillit bashkiak të Shkodrës Mustaf Lici dhe më pas kanë bërë shoqërimin e tij drejt komisariatit.

Sipas burimeve Mustaf Lici vazhdon që të merret në pyetje lidhur me vrasjen e një dite më parë të Fatos Verracakut dhe plagosjes së Fatmir Meaj. Që pas shoqërimit dhe deri më tani familjarët e Mustaf Licit nuk janë lejuar që të kenë asnjë lloj kontakti me të.

Ata kanë kërkuar që t’i dërgojnë ujë dhe ushqime por ka qenë e pamundur. Po ashtu familjarët nuk kanë marrë asnjë lloj shpjegimi deri më tani rreth shoqërimit të Mustaf Licit dhe polici dhe mbajtjes së tij në mjediset e komisariatit prej të paktën 7 orësh e gjysëm.

Një ditë më parë në merkatën e Rusit u vra Fatos Verracakut, kushëri i Arjan Ferracakut, ky i fundit i vrarër në 1 shtator të këtij viti ndërsa dje mbeti i plagosur Fatmir Meaj. Motorri me të cilin dyshohet se autorët kryen këtë krim u gjet i djegur në Zooteknikë, pak metra larg banesës së Mustaf Licit.

Gjetja e motorrit në afërsi të banesës ka bërë që policia të shoqërojë dje djalin e vogël ndërsa sot vetë Mustaf Licin. Sipas burimeve që të dy kanë mohuar se kanë lidhje me vrasjen e Verracakut në Shkodër apo se kanë dijeni rreth autorëve të mundshëm të kësaj vrasjeje. Mustaf Lici vazhdon që të jetë i shoqëruar në komisariat duke u marrë në pyetje.