350 FORCA POLICIE DHE 5 SNAJPER NË OPËRACIONIN NË FSHATIN GRUDË E RE.Dy ditë pas vrasjes së turistëve çek ne nje aksion te nisur nga mbremja e se shtunes, policia ka mundur te arrestojë rreth ores 16:00 te se dieles autorin që ekzekutoi me kallashnikov dy të rinjtë nga brenda makines se tyre. 20-vjeçari Sokol Mjacaj lindur dhe banues në fshatin Lotaj të Dukagjinit u kap ne nje banese dy kateshe ne fshatin Grude e Re ku rreth 350 forca te policise lokale,

FNSH-se, RENEA-s e njesite snajper e kishin lokalizuar. Sipas policise, Mjecaj është personi i cili i ka marrë jetën turistëve çek Michael Svatos dhe Anna Kasinoves. Një akuzë e tillë është e vërtetuar shkencërisht, – thote policia, – përmes gjurmëve qe i riu ka lene në brendësi të makinës, por edhe armes se krimit me te cilen qelloi pas koke turistet. Dyshohet se jane gjurmet e gjakut dhe te gishterinjve qe policia ka gjetur ne fuoristraden e çekeve qe kane “fundosur” autorin e ri në moshe. Sipas policisë autori ka pasur qëllim grabitjen e makinës, por burime jo zyrtare nga policia e Shkodrës tha se kur ka hasur në kundërshtinë e çekëve, i riu ka kryer krimin makabër. Në një operacion të nisur nga mbrëmja e djeshme policia ishte duke kërkuar për 20-vjeçarin në zonën e Grudës. Fillimisht u mendua se ai fshihej në një shkollë, godina e së cilës u rrethua nga forcat e policisë por pas kërkimeve nuk rezultoi e vërtete, ndërsa gjatë këtij aksionin një polic u vetëplagos me armën e tij, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut. Policia i bëri thirrje banorëve të mos strehonin autorin dhe të kontribuonin në kapjen e tij . Edhe pse 20 vjeç Mjecaj, sipas policisë është me rrezikshmëri të lartë. Ai është i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije në bashkëpunim në vitin 2010. I riu ka bërë 4 vjet vjet burg dhe ka dalë nga burgu para një muaji.

PUBLICITET