Prokuroria e Busto Arsizio-s në Itali ka kërkuar burgim të përjetshëm për 5 shqiptarët që dyshohet të jenë autorët e vrasjes së dy kushërinjve Agron dhe Alban Lleshaj. Ngjarja e rëndë ndodhi ndërmjet 9 dhe 10 nëntor të 2016 në Canegrate të Milanos. Autorë të krimit dyshohet të jenë  5 shqiptare , Edmond, Elidon, Pjetër Ll., E. N e F. S., të cilët aktualisht janë pas hekurave.

Prokuroria bëri këtë kërkesë gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua dje. Nga hetimet e deritanishme rezulton se atentati i përgjakshëm u bë për pazare droge. Po ashtu ka dyshime se dy viktimat dhe të pandehurit ishin pjesë e grupeve rivale për shitjen e drogës. Sakaq, dënimi për 5 të akuzuarit pritet të jepet në muajin shtator.

Rreth mesnatës midis 9 – 10 nëntorit të vitit 2016, dy kushërinjtë shqiptarë Agroni dhe Albani, 29 dhe 36 vjeç, banues në Kanegrate, ishin duke udhëtuar me makinë, kur ata u qëlluan me breshëri plumbash.

Një nga shqiptarët që ishte në vendin e pasagjerit ndërroi jetë fill pas ngjarjes, ndërsa shoferi arriti të ngiste makinën për disa qindra metra dhe më pas bëri aksident. Aty ai ndërroi jetë.

Artikulli paraprakUEFA MERR VENDIMIN HISTORIK, RISIA E BOTËRORIT DO PËRDORET DHE NË CHAMPIONS
Artikulli tjetërVRASËSI I KËRKUAR PREJ 15 VJETËSH, BIE NË DUART E POLICISË