Superaksioni i karabinierëve, arrestohen tetë shqiptarë për shitje droge.

Tetë shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët e bërthamës investigative të Monzas pas mandateve të nxjerrë nga gjykata e Varezes.

Të arrestuarit, plus një italian dhe një rumun, akuzohen për mbajtje dhe shitje droge të tipit kokainë, heroinë dhe marijuanë.

Arrestimet janë kryer në provincat e Milanos, Monzas, Brianzas, Vareses, Pesaros, Urbinos e Rovigos.

Hetimet që çuan në zbulimin e grupit kanë më 10 nëntor 2016, pas vrasjes së dy shqiptarëve, Alban e Agron Lleshaj, me armë zjarri, në Canegrate.Autorët e krimit u arrestuan më 4 maj 2017.