Policia e Shkodrës ka arritur në disa pista hetimi pas vrasjes të ish efektivit Boran Bërcana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Shkodër.

Të dy këta shtetas u ekzekutuan brenda një makine në sytë e djalit dy vjeçar që i shpëtoi mrekullisht 28 plumbave që u derdhën mbi dy trupat.

Drejtori i policisë së Shkodrës Vehbi Bushati gjatë deklaratës për shtyp foli edhe për këtë ngjarje të rëndë duke u shprehur po bashkëpunohet ngusht me prokurorinë për të arritur në zbardhjen e saj.

I pyetur nëse policia dhe prokuroria janë afër zbardhjes së vrasjes të dyfishtë të Bërcanës dhe Ndocit, drejtori Bushati u përgjigj duke thënë se gjithçka do të vijë në kohën e duhur.

Boran Bërcana dhe Silvana Ndoci u qëlluan poshtë pallatit ku jetonin me qera pak pas mesnate duke mbetur të dy të vdekur në vend. Autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke djegur mjetin dhe armën me të cilat kreu krimin në zonën e By Pass-it.

Ende policia nuk ka rënë në gjurmët e tij. Vrasja e ndodhur u regjistrua nga kamerat e sigurisë të cilat i kanë efektivët bashkë me një sërë provash tjera. Gjithsesi ende nuk ka diçka konkrete që të çon tek identifikimi i autorit.

 

Artikulli paraprakKFF VLLAZNIA – KF MITROVICA “MIQËSORE MES KAMPIONESH”
Artikulli tjetërSHKODËR, GRABITJA ME ARMË SI FILM AKSION