Drejtuesit me të lartë të politikës në Shqipëri I kanë shprehur ngushëllimët familjës së efektivit të FNSH-së në Shkodër Ardian Kodra, I cili humbi jetën pasditen e së premtes pasi u qëllua nga 27-vjeçari David Qose.

Presidenti i Republikës i ka akorduar efektivit Ardian Kodra medaljen “Dekorata e artë e Shqiponjës”. Presidenti Bujari Nishani, kryeministri Rama dhe kreu I opozitës Basha, përmes rrejteve sociale kanë dënbuar këtë akt criminal që I mori jetën 50 vjecarit. Në fmesazhin e shpërndarë në faqen zyrtare te presidencës, ndër të thera thuhet: Lajmi i rëndë për ndarjen e parakohshme nga jeta, duke rënë në krye të detyrës, të një efektivi me eksperiencë të FNSH-së së Shkodrës është tejet i rëndë jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë shqiptarët. Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime si dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndiera për humbjen tragjike dhe të pazëvendësueshme të bashkëshortit e babait tuaj të dashur Ardianit, duke ju siguruar njëkohësisht se gjendem pranë jush shpirtërisht në këto çaste të trishtuara.Në cilësinë e Kreut të Shtetit duke dënuar ashpërsisht këtë akt gjakatar, i bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese që të punojnë pareshtur në luftën e tyre të përditshme kundër krimit. Nga ana tjetër kryeministri Rama shkruan: Ardian Kodra, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ra në krye të detyrës! Një tjetër shërbëtor i shtetit i mungon sot familjes, miqve, kolegëve, njerëzve të këtij vendi. Me respektin më të thellë lutemi që të prehet në paqe, duke u shprehur ngushëllimet më të ndjera gruas, djemve, nënës, motrave, vëllezërve dhe gjithë rrethit të tij familjar e shoqëror Për kreun e Partisë Demokratike Basha, vrasja e efektivit në krye të detyrës është tronditëse. Tronditëse vrasja e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra në krye të detyrës. Shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e Ardianit dhe për kolegët e tij si dhe vlerësimin më të madh për punën heroike, për këtë sakrificë sublime si sot, në përpjekje për të ndalur një kriminel që terrorizonte Torovicën duke qëlluar me armë. Burrat dhe gratë e ndershem në uniformë kanë gjithmone mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike dhe në vecanti në përpjekjet e tyre për të mbrojtur jetën dhe sigurine e qytetarëve

Artikulli paraprakPEZULLOHET NGA DETYRA SHEFI I KOMISARIATIT TË KURBINIT
Artikulli tjetërKONTRABANTË CIGARESH, ARRESTOHET 54-VJEÇARI NGA DURRËSI