Pas vrasjes së efektivit të FNSH, Ardian Kodra 50 vjeç, ekspertë të policisë dhe prokurorisë ndodhen në vendin ku ndodhi krimi.

Mësohet se ata kanë mbërritur ditën e sotme në Torovicë të Lezhës dhe po hetojnë kronologjinë e ngjarjes së rëndë. Ardian Kodra mbeti i vrarë ditën e djeshme gjatë një aksioni në zonën e Torovicës, nga David Qosja 30 vjeç. Ky i fundit është i njohur në zonë si person me probleme mendore. E gjithë ngjarja nisi gjatë paradites së djeshme, kur në Malin e Torovicës u konstatua një vatër zjarri, e cila sipas banorëve të zonës ishte ndezur për shkak të të shtënave me armë të të riut. Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta të policisë, të cilat i bënë thirrje atij të dorëzohej, por kanë hasur në kundërshtimin e 30 – vjeçarit, i cili ka qëlluar në drejtim të uniformave blu duke arritur të futet në banesën e tij. Rreth orës 15:00 u lajmërua plagosja e efektivit të policisë, i cili u dërgua në spital, por pa mundur t’i shpëtojë plagës së marrë.

Artikulli paraprakTAHIRI: RRITJE RROGE PËR POLICËT QË PËRBALLEN ME KRIMIN NË RRUGË
Artikulli tjetërPLAS SHERRI MES KOMBËTARES SHQIPTARE DHE ASAJ GREKE