Një grua 57-vjeçare që u arrestua sot në lidhje me hetimin e vrasjes së gazetares Lyra McKee u lirua pasi dha dëshminë në polici.

Para disa ditësh, Gazetarja Lyra McKee u qëllua për vdekje nga një plumb qorr në Londonderry, Irlandë e Veriut. Policia nisi menjëherë hetimet dhe personi i tretë i arrestuar për këtë ngjarje ishte 57-vjeçarja.

“Një grua 57-vjeçare që u arrestua mëngjesin e së hënës nga detektivët për vrasjen e Lyrca McKee është liruar. Detektivët vijojnë të kërkojnë ndihmë nga komuniteti për cdo informacion”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Të hënën, grupi IRA e re pranoi përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit Lyra McKee.Sipas mediave irlandeze, në një deklaratë të dhënë në letër, grupi ofroi “falje të plotë dhe të sinqerta” për familjen dhe miqtë e saj.

McKee ishte në afërsi të një automjeti të policisë 4×4 kur ajo u qëllua pasi një person i armatosur i maskuar qëlloi drejt policisë dhe të pranishmëve.
Një protestë e miqve të McKee u zhvillua të hënën jashtë një zyre në Derry, e përdorur nga grupe politike disidente republikane.

Policia ishte e pranishme por nuk bëri asnjë arrestim të menjëhershëm.