Policia franceze ka arrestuar pesë persona të lidhur me vrasjen e katër kolegëve të tyre në fillim të këtij muaji në Paris.

Arrestimet u realizuan mëngjesin e së hënës në periferitë veriore të kryeqytetit francez.
Më 3 tetor, punonjësi i IT në polici, Mickaël Harpon vrau 3 oficerë dhe një punonjës para se të qëllohej për vdekje.

Sulmi ka ngritur pyetje sesi policia nuk arrit të vërë re shenjat e tij të radikalizmit vitet e fundit.Të gjithë të arrestuarit kanë lidhje me vrasësin e ekzekutuar.

Një nga personat e arrestuar është një imam në një xhami në qytetin e Gonesse ku Harpon shkonte. Imami është është në listën “Fiche S” të Francës për rreziqet e mundshme të sigurisë.

Të premten, kryebashkiaku i Gonesse njoftoi se shoqata myslimane ku imami punonte e pushoi nga puna.

Harpon, i cili lindi në ishullin francez të Martinique, punoi në selinë e policisë për disa vjet si ekspert i IT-së dhe ishte konvertuar në mysliman rreth 10 vjet më parë.
Hetuesit thanë se vrasësi ishte në kontakt me mbështetësit e Selefizmit, dega ultra-konservatore e Sunni Islam.

Harpon më 3 tetor goditi me thikë tre persona brenda 2 zyrave dhe 2 gra në shkallët e selisë së policisë së Parisit, para se të vritej brenda oborrit të ndërtesës.
Tre burra dhe një grua humbën jetën. Gruaja e dytë u plagos rëndë.

Artikulli paraprakISHTE DËBUAR MË PARË, SHQIPTARI KAPET NË ITALI ME PASAPORTË FALSE
Artikulli tjetërI RIU SHQIPTAR HUMB JETËN NË AKSIDENT